Aktualitet dhe Lajme

Shqipëria narko-shtet? Gazetari: Nuk ka prova! SPAK të hetojë mbi deklaratat e Ahmetajt

Share

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar dokumentarin e publikuar nga RAI3 për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “OPEN” në News24, tha ndër të tjera se termi “narko-shtet” që përdoret në atë dokumentar është vendosur nga gazetaria dhe jo nga drejtësia.

Ai tha se nuk ka prova në lidhje me deklaratat e Ahmetajt, duke shtuar se është dakord se politika mund të ketë lidhje me krimin.

“Ajo që e shqetëson sot Qeverinë janë ato që thotë Arben Ahmetaj nga Zvicra. Nuk ka lidhje pse nuk i tha më përpara z. Ahmetaj këto. Nuk ka një provë që të na kthejë në narko-shtet. Duhen ndarë në koncept se çfarë është narko-shteti nga ajo që thotë Ahmetaj se kryeministri ka lidhje me njerëz apo është takuar me njerëz të mafies”, tha Bregu.

Ai tha se i takon SPAK të hetojë mbi deklaratat e Ahmetajt.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button