fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Lubonja: Rama nuk ka asnjë argument kundër RAI 3, por vetëm linçon

Share

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se fjalimi i Edi Ramës kundër RAI 3 ka një problem shumë të madh, pasi ai identifikohet si lideri me të cilin identifikohen të gjithë shqiptarët. Lubonja tha në një lidhje për emisionin “Open” se problemi më i madh që ngrinte Edi Rama ishte kur shahej Shqipëria në gjuhë të huaj, por tani ai përdor të njëjtën logjikë, të njëjtën metodë.

“Një nga diaspora, i cili ka qenë prezent në një nga këto takimet e Kryeministrit, më çoi një artikull të mediave italiane, që Edi Rama do i jepte ujin e Syrit të Kaltër Italisë, ndërkohë që ne nuk kemi ujë në Shqipëri. Ja pra ky është ai patrioti.

Përdori një gjuhë linçimi, një gjuhë urrejtjeje, dhune. Një nga retorikat për të ngjallur urrejtje ndaj atyre që thonë ca të vërteta, është pikërisht kjo gjuha, që Kryeministri i cilëson si njerëz pa atdhe, pa din e iman”, – tha Lubonja.

Sipas tij, Rama nuk dha asnjë argument që të na provojë që ato që thuhen në reportazhin italian, janë gënjeshtra. “Kërcënimin ndaj lirisë së shtypit po e bën ai që e ka provuar. Unë kam bërë artikullin në mbrojtje të Ramës kur e dhunuan”, tha Lubonja. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button