Lajme nga DibraPërditshmëriShqipëria
Shqipëria hartë e kuqe, thuajse të gjithë qarqet pervec Dibres e Durresit

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar hartën e Shqipërisë ku shihet se pothuajse të gjitha qarqet këto ditë janë në rrezik të lartë për zjarre.
Sipas IGJEUM, sot pasdite dhe nesër pritet nivel “i lartë” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit.
Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “i moderuar” rreziku, por ja edhe disa foto nga zjaret e djeshme ne Hotesh, Diber
Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme, sipas IGJEUM./albeu.com