Aktualitet dhe Lajme

Shpërthim eksplozivi në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë

Share

Një shpërthim është raportuar pak minuta më parë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës në zonën e njohur si “Ish-Ekspozita”. Në sallën operative ka pasur një telefonatë për dëgjimin e një shpërthimi. Policia thotë se e ka zbuluar vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe se nuk kaparosna të lënduar. Shpërthimi thuhet se mund të ketë ndodhur në gropën e një pallati në ndërtim.

“Rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Lajmi po përditësohet…



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button