Aktualitet dhe Lajme

Shpërthen zjarri jashtë aeroportit në Bruksel

Share

Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë mallrash në aeroportin e Brukselit (BRU), në komunën Machelen sot. Ekuipazhet e urgjencës po i përgjigjen zjarrit dhe nuk raportohet për viktima. Po ashtu forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende shkakun e shpërthimit. Asnjë vonesë e konsiderueshme e operimit të udhëtimit ajror nuk është raportuar qe nga pasditja e 13 qershorit.

Aeroporti i Brukselit ndodhet rreth 9 km në verilindje të qendrës së qytetit të Brukselit.

The post Shpërthen zjarri jashtë aeroportit në Bruksel appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Back to top button