Aktualitet dhe Lajme

Shkëlqimi dhe rënia e vajzave që nxorrën hapur të gjitha shkeljet e bera nga 5 drejtorët e Veliajt

Share

Dosja ‘5D Konstruksion’ ishte ‘murtaja’ që goditi bashkinë më të madhe të vendit 1 javë më parë. Në denoncimin e bërë nga Belind Këlliçi rreth 1 vitë më parë për këtë kompani si dhe për tenderat që kishte marrë 5D Konstruksion, u faktuan nga hetimet e SPAK.

Por ishin punonjëset vajza aty që nxorrën hapur të gjitha shkeljet e bera nga 3 drejtorët e Veliajt në Bashki, Redian Molla, Mariglen Qato si dhe Taulant Tusha. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, në bisedat e nxjerra nga telefonat e punonjësve të Bashkisë apo te kompanisë 5D, kanë faktuar të gjitha tenderat e dhëna në mënyrë korruptive, ndërkohë që kanë përfshirë dhe vetë Veliajn në këtë grup.

Jona Bejko një prej punonjësve ka nxjerr në pah se kryebashkiaku Veliaj është aksioner i një prej hoteleve luksoze që po ndërtohet në Durrës.

“Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta,” thotë Bejko.

Po Jona Bejko në një tjetër mesazh ka deklaruar se nga e gjithë kjo mënyrë korrupsioni, ajo paguhet vetëm 600 mijë lekë, ndërkohë që pronarët e saj fitojnë miliona lekë, të mbledhura nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

“Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta,” shkruan Jona.

Po ashtu Jona ka qenë ajo që ka nxjerr nëpërmjet mesazheve, se i kanë kërkuar që të angazhohet me zgjedhjet lokale në Tiranë. Jona ka shprehur dhe inatin e saj në këtë anë, pasi nuk duhet t’ia kërkonin këtë.

“Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet…… Uaaa u habita…. Mtha shefi kshu mkan marr per ty… Ca veni imagjino…. Me u marr me ty edhe nëse punon privat,” pjesë nga mesazhi.

Në një tjetër mesazh, Jona i thotë bashkëbiseduesit me emrin Arben se drejtori i saj Redi Molla është i dyti pas ‘lalit’, pseudonim i përdorur për Veliajn.

“Kam ardh per tbere punen,,, Po kshu si me te qeshur,……. Po mftoj dhe njeher per kafe… Qe tmerresh me partine te lagja,… I thash prandaj kam zgjedh tpunoj ne privat, qe mos i bej fresk njeriu… Po se ai i joni eshte i 2 mbas lalit,” shkruan Jona.

Një tjetër punonjëse që i janë publikuar mesazhet është dhe Jonida Hoxhaj së bashku me Manjola Bungurin. Të dyja këto në mesazhet që kanë bërë me njëra-tjetrën, kanë konfirmuar të gjitha akuzat e Këlliçit, ndërkohë që dhe e kanë ofenduar këtë të fundit.

Pjesë nga bisedat:

Jonida: “Manjola he mi…… uaa ca d… ky”.
Manjola: “Une se dija qe ishin 5… E dija 3…. Po si i ka gjet te gjtha”.
Jonida: “ky eshte d… le te bej gam gam kot”. Skan nje tamam… Po me beri përshtypje si i din”.
Jonida: “po

Dhe në fund, është drejtoresha e Tirana Parking që vuri pikat mbi i, në lidhje me tenderat që kanë fituar drejtorët e Veliajt në mënyrë korruptive. Në bisedat mes administratorit të ‘5D Konstruksion’ Nestor Muhametllari dhe drejtoreshës së Tirana Parking Eglantina Zëre, shihet shumë qartë që Zëre ka urdhëruar që të digjeshin të gjitha kompanitë që kanë garuar me 5D, për tenderat. Po ashtu vetë Zëre ka qenë ajo që ka informuar Nestorin për fitimet e tenderave por dhe po ashtu për skualifikimin e kompanive të tjera.

Pjesë nga bisedat:

Eglantina: “Cben mo… Do e mbyllim apo doni dru”.
Nestori: “Ia kam dhene Manjoles deri neser mbyllet.
Biseda e datës 30.09.2019.
Nestori: “Të vazhdoj Kico?.. të mbyll?”
Eglantina: “Ta kish mbyll qe te premten kafsha, urgjent”.
Eglantina: “Mjes lal” dhe i dërgon disa foto.
Nestori: “Te gjitha faqet e ankese mi dergove? Ok. se do e shofim ne sor”. (shënim: Nestori këtë foto ja dërgon Manjolës, siç është referuar në komunikimet më sipër).
Eglantina: “Eshte hedhur njoftimi fituesit laf”, “Besoj sot e shpall app e te ecim para”.
Eglantina i dërgon Nestorit tekstin me përmbajtjen: “eshte publikuar Nj.F në sistem”, më pas i shkruan: “Ecim tani,,, ta gëzosh”:”
Nestori: Thank you “jeni të paparë”.

Deborah Keçi është një tjetër zyrtare e Tiranës që ka nxjerr zbuluar nga mesazhet që i janë marrë, mashtrimet dhe shkeljet me tenderat e Bashkisë. Keçi në një bisedë me Nestorin ka treguar dhe frikën e saj, mos u dalin mashtrimet dhe padrejtësitë që po bënin, duke përmendur dhe burgun.

Pjesë nga mesazhet:

Deborah: ‘Vetëm aman shikojini tamam se mos hamë nai burg’.
Nestor: ‘Do i them juristes ta shofi nesër. Ti do dalësh nesër apo je pushim?’.
Deborah: ‘Edhe dal… Te ishim takuar ti shikonim pak… Me kujdes se kam pak frikë’.
Nestor: ‘E mbylli Debora’.
Deborah: ‘Hajt për hajër… Më dilni për zot tani’.

Këto mesazhe që kanë dalë nga Dosja hetimore kanë treguar dhe faktuar të gjithë rrjetin kriminal që ka kapur Bashkinë e Tiranës. Por deri më tani mesazhet që punonjëset kanë shpërndarë me njëra-tjetrën, kanë arritur që të nxjerrin në pah të gjitha shkeljet, por ende hetimi nuk ka përfunduar, pasi dhe vetë GJKKO ka kërkuar që të hetohet titullari i Bashkisë, por në asnjë rast nuk ka përmendur emrin e Veliajt, edhe pse titullari është vetë Kryebashkiaku/ Dosja.al




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button