Aktualitet dhe Lajme
Sherr mes dy personave në Korcë, transportohet në spital me plagë në kokë 55-vjeçari
Një konflikt për motive të dobta ka ndodhur në në lagjen nr. 6, në qytetin e Korçës mes dy personave. Si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Mësohet se 55-vjeçari është goditur me sende të forta në kokë, për pasojë është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar, Altin Sali i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.