Aktualitet dhe Lajme
Sherr me th*ka mes komshinjve në Tiranë, plagosen babë e bir
Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotshme mes komshinjve në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lajm ne perditesim…