Aktualitet dhe Lajme
Selena Gomez përlotet, pas vlerësimit në festivalin e filmit
Filmi “Emilia Pérez” u duartrokit për 1 minutë pa pushim pas transmetimit në Festivalin e Filmit në Kanë, duke e bërë Selena Gomez të përlotet para audiencës, e cila ishte ngritur në këmbë.
Në “Emilia Pérez”, Selena luan rolin e gruas së një drejtuesi të një karteli droge (Karla Sofía Gascón) që po mundohet të bindë avokatin e tij ta ndihmojë të bëhet grua me një operacion para se të largohet nga biznesi.
Filmi është i ndarë në 4 akte dhe ka disa performanca muzikore që i interpreton kasti. Gomez ka zbuluar se roli në këtë film ka qenë një nga sfidat më të mëdha të karrierës
Huazuar nga Lapsi.al