Aktualitet dhe Lajme

Samir Mane përballë studentëve të Harvard

Share

Një grup prej më shumë se 50 studentësh dhe profesorësh të Universitetit Harvard kanë zhvilluar nje bisedë të hapur me sipërmarrësin Samir Mane, President i Grupit BALFIN.

I ftuar nga studentët e Harvard që gjatë kësaj jave kane vizituar disa vende të rajonit, Samir Mane iu përgjigj pyetjeve të tyre në lidhje me të ardhmen ekonomike të rajonit, investimeve të Grupit BALFIN në ShBA dhe Kanada, Fondacionit Mane dhe fillimeve të tij si sipërmarrës

“Për rajonin parashikoj një rritje të peshës që turizmi do të zërë në ekonomi duke ndikuar edhe në fushat e tjera të ekonomisë që lidhen me të si industria ushqimore, bujqësia apo transporti.” tha Samir Mane në përgjigje të një pyetje për fokusin ekonomik të rajonit.

I pyetur për objektivat e aktivitetit social që ai zhvillon në kuadër të Fondacionit Mane ai u përgjigj se “Ndërkohë që punojmë për objektiva afatgjatë që lidhen me edukimin cilësor dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, e kam të vështirë të mos i përgjigjem familjeve në nevojë. Prandaj edhe në të ardhmen do vijojmë që investojme për edukimin dhe rininë nëpërmjet B4Students por pa harruar shtresat në nevojë.”

Në lidhje me standardet e qeverisjes se Grupit BALFIN ai tha se “Për Grupin BALFIN është e rëndësishme të ndjekim dhe të zbatojmë standardet më larta ndërkombëtare. Jemi ndër të vetmit që publikojmë raporte vjetore me ecurinë e Grupit dhe të kompanive në mënyrë transparente për të gjithë. Ky organizim dhe qeverisje korporative sipas standardeve më të larta na e ka bërë shumë të lehtë të operojmë në vendet e Bashkimit Evropian, ShBA dhe Kanada. Sot Grupi BALFIN operon njësoj kudo dhe kompanitë e Grupit janë konkurente të barabarta me cilëndo kompani perëndimore.”

Takimi midis studentëve të Harvard dhe Presidentit të Grupit BALFIN u realizua në kuadër të një turi që studentet e masterit të avancuar për profesionistë dhe doktoraturës organizojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij turi ata takohen dhe zhvillojnë biseda me udheheqës dhe sipërmarrës të shquar. Turi i studentëve të Harvard, Balkan Trek në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim me aktorë vendas si BetaPlan Coding Bootcamps.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button