Aktualitet dhe Lajme

Rrëzohet aeroplani gjatë uljes në Pisa, humbin jetën dy persona

Share

Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes pranë aeroportit të Toscany Flight, në provincën e Pisa.

Paraprakisht dyshohet se avioni mund të jetë përplasur, dhe më pas të jetë rrëzuar, megjithatë policia po vijon hetimet.

Gjithashtu një ekip zjarrfikës ka ndërhyrë për të nxjerrë trupat e pajetë që ishin bllokuar në avion. Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë rrëzimin e avionit, ndërkohë autoritetet po hetojnë ngjarjen.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button