Aktualitet dhe Lajme

Rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, i arrestuari kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. U kap duke trafikuar kokainë

Share

Personi që shihni në foto është trafikanti Enea Sulejmani, i cili u kap mbrëmjen e së enjtes duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë në Tiranë.

Në momentin e ndalimit, Enea Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës. Pas ngjarjes, i riu u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve nuk ka probleme për jetën.

Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra, raporton se Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Sakaq, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj janë dy personat e tjerë të arrestuar bashkë me Sulejmanin.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button