Aktualitet dhe Lajme

Reshje të dendura dëbore në Tropojë e Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Share

Qarkut i Kukësit, është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 600 m.

Si pasojë e këtyre kushteve të motit, të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Subjektet kontraktore, kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre.

Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga Bashkia Kukës, Tropojë dhe Has, nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç nj. Adm. Llugaj bashkia Tropojë, fshati Vlahen, nj. adm. Golaj dhe fshatrat Pogaj e Kishaj.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button