Aktualitet dhe Lajme

Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, si parashikohet moti ditën e sotme

Share

Ditën e sotme pritet një mot me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Këtë të martë mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh në orët e pasdites. Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe intensitet deri sa ndërpriten dhe ka një kthjellim të motiti.

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1000m prezencë e reshjeve të dobta të borës e hera-herës mesatar në majat e maleve.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -1 deri 14°C, në zonat e ulëta 2 deri 20°C  dhe në zonat bregdetare 6 deri 20°C

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo

huazuar nga newsbomb.net

Back to top button