Rama prezanton nismën e fundvitit, por pendohet dhe fshin postimin

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotme ka postuar një foto në Instagram, ku propozon një nismë për fundvitin.
Bëhet fjalë për një konkurs në tre fusha, “fotografia e vitit”, “video-kërkesa ime” dhe “urimi im”. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë duhet të dërgojnë materialet e tyre në adresën shqiperiaqeduam.al.
“MIRËMËNGJES
dhe me prezantimin e kësaj nisme të fundvitit e me ftesën që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Sipas Ramës, çmimet do të shpërndahen në një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrja.
Por, nuk kaluan as disa minuta dhe ky postim i Ramës u fshi./albeu.com