fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Rama në RAI 3: Pas 5 vjetësh do ketë më shumë kulla në Tiranë, nuk po bëhen me para të pista

Share

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizioni italian të “Rai 3”në vijim të publikimin e investigimit të emisionit “Report”. Intervista e gazetarit Giorgio Mottola është transmetuar e plotë në Facebook. Ai e ka pyetur Ramën për kullat që po ngrihen në Tiranë dhe dyshimet për paratë me të cilat ato janë financuar.

Mottola: Duke folur për fakte, Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat…

Rama: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas 5 vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.

Mottola: Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.

Rama: Kush e thotë?

Mottola: Të dhënat zyrtare.

Rama: Jo, nuk është e vërtetë.

Mottola: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.

Rama: Jo. Po ju them diçka

Mottola: Është nga operatori juaj elektrik.

Rama: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.

Mottola: Janë të dhëna objektive,

Rama: Atëherë, e para, ne kemi dalë nga lista gri e Moneyval-it, pikërisht sepse kemi një regjim shumë të fortë kundër pastrimit të parave nga ky këndvështrim. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë ose vilnin frutat e që mund t’i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera mjaft të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët. Dhe ne shqiptarët jemi si ju, italianët. Ju jeni shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë! Lërini Rafaelon, Leonardon e të tjerët se nuk keni pikë lidhje me ta, për ta thëne deri në fund siç është, edhe pse keni mendimtarë të mëdhenj, intelektualë të mëdhenj.

Mottola: Megjithatë, këtu thërrisni arkitektët italianë për të ndërtuar, si Boeri.

Rama: Janë fantastikë, por po flas nga këndvështrimi. Po nëse mendon për krenaritë e italianëve, mendon që Rafaelo ishte korsikan, megjithatë e lëmë. Atëherë, po ju thoja që, njësoj si ju, edhe ne jemi të lidhur me tokën, jemi të lidhur me rrënjët dhe shqiptarët që janë jashtë investojnë për të blerë banesa e kështu me radhë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button