Aktualitet dhe Lajme

Rama në Kosovë për Çlirimin? E fton fondacioni “Rugova” dhe LDK, nuk ka ende konfirmim

Share

Një aktivitet që mendohet të organizohet në Prishtinë në datën 10 qershor me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, është duke hartuar programin, ku sipas agjendës është i ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Aktiviteti organizohet nga fondacioni “Ibrahim Rugova” dhe Partia Lidhja Demokratike e Kosovës. Në draft program bien në sy personalitete të njohur si ish-kryeministri britanik Toni Blair, gjenerali Westli Klark, Massimo Dalema dhe ambasadori amerikan në Prishtine Jefri Hovenier.

Natyrshëm që emri i parë në këtë draft program është ai i kryeministrit të Shqipërisë, por që ende nuk dihet nëse do të ketë një konfirmim apo jo edhe pse organizatorët thonë se ftesa i ka shkuar.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button