Aktualitet dhe Lajme
Ra nga çatia e një ndërtesë në kryeqytetin e Kosovës, komuna e Prishtinës e dëmshpërblen me 110 mijë euro 23-vjeçaren
Komuna e Prishtinës ka dëmshpërblyer me 110 mijë euro 23-vjeçaren që ra nga çatia e një ndërtesë në kryeqytetin e Kosovës.
23-vjeçarja Eliza Ujkani shpëtoi për mrekulli, pasi ra nga çatia e një ndërtese në Komunën e re të Prishtinës, por fatkeqësisht pësoi lëndime të rënda në trup.
Për këtë arsye anëtarët e Këshillit Komunal, votuan unanimisht për dëmshpërblimin e saj me 110 mijë euro.
“Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, tha kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama.