Aktualitet dhe Lajme

Putin miraton qeverinë e re, ministritë mbeten të njëjta

Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar strukturën e qeverisë së re ruse. Sipas dekretit numri dhe emrat e ministrive ruse nën qeverinë e re mbeten të njëjta. Kryeministri Mikhail Mishustin, i emëruar dje, do të ketë 10 zëvendëskryeministra.

Putin, 71 vjeç, ka qeverisur herë si president e herë si kryeministër i Rusisë që nga viti 2000. Nëse e çon deri në fund mandatin e ri 6-vjeçar, ai do ta tejkalojë udhëheqjen gati 30-vjeçare të diktatorit sovjetik, Josef Stalin. Ai do bëhet udhëheqësi më jetëgjatë rus në më shumë se dy shekuj.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button