Aktualitet dhe Lajme

Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë në Berat, motori me shpejtësi “skëterrë” përplasi turisten

Share

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga aksidenti që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Berat, ku një 20-vjeçar përplasi me motor një turiste 33-vjeçare nga Nepali.

Ngjarja ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, ku siç duket edhe në video 33-vjeçarja ndahet nga grupi për të kaluar rrugën, jo në vijat e bardha, dhe motori që po kalonte me një shpejtësi të konsiderueshme e përplas dhe e hedh në tokë.

Turistja aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku raportohet të gjendje të rënduar shëndetësore. Gjithashtu edhe drejtuesi i motorit ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:30, në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjithashtu dhe drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, ku po kryhen dhe veprimet procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button