
Të premten, 8 maj (në orën 19:00), do të mbahet protesta e Partisë Demokratike. Njëjtë si herët e shkuara, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para godinës së Këshillit të Ministrave.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, janë marrë masa për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit dhe sigurisë publike, ndërsa do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranë.
Rrugët që do të bllokohen
Nga ora 23:45 e datës 7 maj deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga zona e njohur si Ura e Dajtit deri te rruga “Ismail Qemali”.
Nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te Sheshi Nënë Tereza.
Kufizime do të ketë gjithashtu edhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Start News
