Prishtina, 9 ditë pa autobusë/ Punëtorët kërkojnë pagat, drejt zgjidhjes kriza e transportit urban

Share

Prej nëntë ditësh tashmë, autobusët nuk lëvizin në kryeqytetin e Kosovës. Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat, edhe sot do ta bllokojnë rrugën nga ndërtesa e qeverisë deri tek ajo e Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që konsiderojnë se kjo e fundit e ka ndaj tyre. Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen fondet.

Në 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në këshillin bashkiak të Prishtinës, ku u votua aprovimi i fondeve në vlerë 28 milionë euro. Tani pritet që Ministria e Financave t’i alokoj paratë nga thesari tek komuna, dhe më tej të lejohet shpërndarja e tyre tek transporti publik dhe privat. Mediat vendase thonë se komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat.

Trafiku urban në Prishtinë është bllokuar tashmë që prej 24 nëntorit, duke i detyruar qytetarët të kërkojnë zgjidhje alternative për të shkuar në punë, në shkollë apo në aktivitetet e tyre të përditshme, teksa vazhdon ping-pongu mes nivelit qendror dhe atij lokal se kush është fajtor për situatën e krijuar.

tacionet e autobusit në kryeqytetin e Kosovës kanë 9 ditë që janë të zbrazëta, arsyeja: punëtorët e trafikut urban kanë pezulluar punën për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Pas nëntë ditësh, kërkesat e tyre kanë nisur të realizohen. Kjo pasi komuna ka njoftuar se kanë nisur të kryejnë pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria e Financave.

Në një njoftim në Facebook, kryetari i Prishtinës ka shkruar se Drejtoria e Financave po punon jashtë orarit për të kryer pagesat.

“Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 28 milionë euro nga bartja e vitit 2024 nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit. Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave”, tha kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se këto mjete janë proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25.9 milionë eurove të projekteve kapitale. Pezullimi i autobusëve të trafikut urban ka shkaktuar kaos në trafikun e kryeqytetit.


Start News

Reklama
Back to top button