Aktualitet dhe Lajme

Presidenti Begaj pjesë e festimeve në “Sofrën e Elbasanit”: Uroj ta ruajmë e ta trashëgojmë traditën e shqiptarit

Share

Mbrëmjen e djeshme, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në “Sofrën e Elbasanit”, një festë tradicionale e këtij qyteti, që organizohet nga bashkia çdo fillim pranvere.

Begaj përshëndeti mikpritësit elbasanas, për mbajtjen gjallë të traditës së shtrimit të kësaj tryeze, si dhe uroi ardhjen e një stine të begatë për çdo familje shqiptare.

Kreu i Shtetit u shpreh se me ruajtjen e traditës së lashtë të Sofrës së “Ditës së Verës”, Elbasani përcjell vlerat e bujarisë dhe dashamirësisë.

“Kjo është një festë që i afron njerëzit dhe ndihem i nderuar të jem sot në këtë sofër pranvere që na bën bashkë e të jemi falenderues për të gjitha begatitë që gëzojmë. Uroj ta ruajmë e ta trashëgojmë traditën e mikpritjes së shqiptarit”, – u shpreh Presidenti.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button