Aktualitet dhe Lajme

Aksident i dyfishtë në Tepelenë, plagoset një person

Share

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur në aksin “Tepelenë-Krahës”.

Si pasojë epërplasjes, është dëmtuar njëri nga shoferët, i cili po merr ndihmën mjekësore.

Tepelenë/Informacione paraprake

-Rreth orës 06:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në Mallakastër dhe automjeti me drejtues shtetasin R. S., 20-vjeç, banues në Sarandë. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi R. S., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button