Aktualitet dhe Lajme

Presidenti Begaj kujton Lidhjen e Prizrenit: Simbol i qendresës historike të shqiptarëve

Share

Presidenti Bajram Begaj përkujtoi Lidhjen e Prizrenit gtë mbajtur më datë 10 qershor të vitit 1878 duke e cilësuar atë si simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare.

Përmes një postimi në Fcebook, Begaj shprehet se fryma e Lidhjes së Prizrenit shoqëroi kryengritjet para pavarësisë.

“Ajo frymë ishte në Kuvendin e Vlorës dhe po ajo frymë mbajti gjallë shpirtin kombëtar në Kosovë për gati një shekull pushtim serb, derisa solli pavarësinë”, shkruan Presidenti Begaj.

Postimi i plotë

Lidhja e Prizrenit shënjon një prej ngjarjeve të para të mëdha të krijimit të vetëdijes sonë kombëtare dhe nisjen e lëvizjes për të bashkuar të gjitha trojet e të gjithë shqiptarët.

Ajo që ndodhi më 10 qershor 1878, ku patriotë nga çdo krahinë e vilajeteve shqiptare deklaruan në një zë se çdo pëllëmbë tokë nga dheu shqiptar do të mbrohet me gjak, ishte një akt sublim që dëshmon fuqinë e një kombi, shpirtin e një populli për të sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe identitetin kombëtar.

Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare.

Fryma e Lidhjes së Prizrenit shoqëroi kryengritjet para pavarësisë, ajo frymë ishte në Kuvendin e Vlorës dhe po ajo frymë mbajti gjallë shpirtin kombëtar në Kosovë për gati një shekull pushtim serb, derisa solli pavarësinë.

Nderim përjetë patriotëve dhe luftëtarëve të Lidhjes historike të Prizrenit! /vizionplus.tv

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button