fbpx
Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Premtim Kryemadhi dhe cfarë programi ka për Dibrën

Share
Premtim Kryemadhi u lind në Peshkopi, më 8 nëntor 1966.
Është arsimtar, i diplomuar në fizikë dhe matematikë në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër. Ka ushtruar një sërë detyrash në rrethin e Dibrës, nga mësimdhënia te shërbimi publik. I përfshirë prej vitesh në veprimtari publike dhe politike, Z. Kryemadhi njihet gjerësisht për përkushtimin ndaj komunitetit dhe korrektesën profesionale.
Disa nga shtyllat e programit të tij janë:
????Brenda 3-mujorit të parë:
. Parandalimi i kolapsit financiar të bashkisë.
. Sherbime bazë në territor dhe komunitet deri në skajet e Dibrës.
. Ndërhyrja për mbështetjen e interesave të Dibrës, në fazat e Projektit të Skavicës, kundër përmbytjes së Dibrës.
– Zgjedhja e administratorit të njësisë administrative me referendum nga vetë banorët.
????Në afatin 1-vjeçar dhe me vizion për më tej:
-Përshpejtimi i investimeve në kanalizime dhe vaditje sipas prioriteteve të vetë zonave.
– Investime në rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe e konvikt.
-Ndertimi i parqeve të gjelbër dhe rekreativ në kodrat e qytetit dhe mbi llixha.
– Krijimi i markës rajonale të frutikulturës.
– Nxitja e fermerëve për kultivimin e bimëve medicinale si vlerë e shtuar për ekonominë.
– Subvencionimi i marketingut të prodhimeve blegtorale, me qellim rritjen e numrit të krerëve të bagëtive
– Promovimi i turizmit kurativ, historik dhe natyror.
– Bërja e vizitueshme e të gjitha potencialeve turistike, përfshirë shtigjet natyrore.
– Lehtësira në taksa për bizneset e reja, për të rinjtë dhe zonjat në sipërmarrje.
– Hartimi i Planit të menaxhimit të ujësjellësave për furnizim me ujë 24 orë.
-Instalimi i matesave të ujit të pijshëm.
– Informatizimi i sistemit të tarifimit për ujin e pijshëm.
– Risistemimi i linjave të transportit publik ndervendor.
• Rishikimi i vendparkingjeve për transport publik e privat.
– Ofrimi i shërbimit të pastrimit në të gjithë zonën.
– Ngritja e sistemit të menaxhimit të mbetjeve urbane.
-Iniciativa dhe koordinimi për ndërtimin e një landfilli të ri të integruar, sipas standardit të BE-së.
. Mbjellja me bimësi autoktone e zonave me erozion.
– Krijimi i kalendarit të festave dibrane dhe promovimi i resurseve kulturore dibrane.
Rigjallërimi i Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit.
– Mbështetje në vazhdimësi e Klubit Shumësportësh dhe Klubit të Futbollit KORABI.
– Mbështetja për ndërtimin e Stadiumit të ri.
. Sigurimi i transportit për nxënësit dhe mësuesit aty ku mungon.
. Krijimi i Fondit të Ekselencës për të gjithë nivelin parauniversitar.
. Mbështetja për familjet në varfëri ekstreme, grate e dhunuara, personat me aftësi ndryshe dhe të rinjtë
Back to top button