Aktualitet dhe Lajme

Prej muajsh përndiqte një vajzë, arrestohet i riu, policia i gjen armë në banesë

Share

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi prej disa muajsh përndiqte një vajzë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në banesë, policia i gjeti atij municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Cross road”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, për një 27-vjeçar që përndoqi një shtetase për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë.

Sekuestrohet sasia e municionit luftarak që u gjet në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cross road”, të ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Në kuadër të tij u bë ndalimi i shtetasit A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button