Aktualitet dhe Lajme

Lufta në Gaza, thuajse 16 mijë palestinezë të vrarë

Share

Më shumë se 15,900 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, tha sot ministri palestinez i shëndetësisë, duke shtuar se 250 punonjës shëndetësorë ishin në mesin e të vdekurve.

Deklaratat e ministrit të Shëndetësisë Mai al-Kaila u bënë nga qyteti Ramallah i Bregut Perëndimor. Më herët, ministri tha se 260 njerëz ishin vrarë dhe 3,200 u plagosën në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës i tha Reuters përmes spitalit Nasser se mëngjesin e sotëm 43 trupa u transferuan në spitalin e vendosur në qytetin Khan Younes në pjesën jugore të Gazës.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button