Policia shoqëron pesë të mitur për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë
Janë shoqëruar pesë persona në lidhje me ngjarjen tragjike, ku humbi jetën një 14-vjeçar, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Mes të shoqëruarve janë dhe tre të miturit që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi.
Mësohet se nga ky konflikt ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i ri, i cili dyshohet se është autori i cili qëlloi me thikë dy bashkëmoshtarët e tjerë. Në këtë ngjarje dyshohen se u përfshinë 4 adoleshentë, dy nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe dy të një shkolle në Sauk.
Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.
Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës.
Burime për media bëjnë me dije se viktima është qëlluar 6 herë me thikë. Raportohet se sherri është shënuar ne 90 sekonda, sekonda që shënuan dhe tragjedinë me vdekjen e një adoleshneti.