Aktualitet dhe Lajme
“Po, me 100 probleme jam…”/ Pyetet për një ribashkim me Sara Hoxhën, Ledri Vula habit me përgjigjen
Ledri Vula dhe Sara Hoxha kohët e fundit janë komentuar shumë për marrëdhënien e tyre. Çifti thuhet se është ndarë, ndonëse nuk është konfirmuar nga asnjëra prej palëve.
Blogerja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në një emision, ku është pyetur edhe për këtë raport. Ajo ka lënë peng çdo gjë, duke treguar se ka edhe mundësi ribashkimi në të ardhmen.
Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur për një ribashkim me ish-partneren.
“Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja e prerë e artistit të njohur. Theksojmë që Ledri dhe Sara kanë bashkë një vajzë, Poem Blu.
Huazuar nga Javanews.al