“Po hyn në ujëra që më pëlqejnë”, vizita e Erdogan në Tiranë përplas Currin dhe Vangjelin
Analistët Arjan Curri dhe Lorenc Vangjeli janë përfshirë në një debat të ashpër këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel.
Sot po komentohet vizita e presidentit truk Recep Taypp Erdogan.
Vangjeli: Marrëdhëniet e Turqisë dhe Shqipërisë janë të një lloji, marrëdhënie të ish perandorisë dhe vendet vasale dikur. Kryeministri i Shqipërisë vjen Jezus Krishti, bashkani i radhës kur të vijë nga Stambolli do t’i hedhë dorën në qafë dhe do t’i thotë byrazer.
Curri: Ia tha sot, i tha evallah, kanë ndodhur këto që po paralajmëron ti.
Vangjeli: Shqipërisë në një mënyrë apo një tjetër duhet të luajë mes ekuilibrash.
Curri: E do një shtet paralel? E ke sot, xhamia e Namazgjasë sa i përket statusit është një vend me ekstra territorialitet sa i përket kontrollit nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
Vangjeli: Është i ndërmjetëm.
Curri: Prite se unë shkoj më thellë nga ty, se jam i çmendur nuk kam frikë.
Vangjeli: Problem është kur të dalësh në sipërfaqe, mos del i mbytur.
Curri: S’ka problem, e kam marrë parasysh. Ke një enklavë turke në mes të Tiranës që nuk kontrollohet nga askush, nga një fondacion me shumicë të çuditshme me një imam turk. Këtu ka vend për shumë shtete sa i takon shteteve paralele.
Gylenistët i ke në të gjithë Tiranën kanë shitur pronat tek njëri-tjetri, kanë ndërruar duart, shkolla, universitete, spitale. Gylenistët kanë KMSH, erdoganistët kanë marrë një nga xhamitë kryesore. Nuk e di për sa kohë do ta mbajnë.
Unë nuk e pashë Ramën dinjitoz në këndvështrimin tim, e priti me evallah e përcolli me inshallah dhe në fund të fundit ishte ai që u tha shqiptarëve që turqit do të sjellin 2 miliardë euro dhe meqë Evropa s’e ka mendjen tek ne le të shijojmë paratë e turqve. Imagjinoni rusët të vinin të bënin kishë ortodokse në Tiranë, t’i jepnin 1-2 miliardë dollarë, do të ishin kaq entuziastë shqiptarët?
Curri: Zoti Vangjeli më lër të mbytem.
Vangjeli: Po hyn në ujëra që po më pëlqejnë.
Curri: Më lër të mbytem, pse në xhaminë e Namazgjasë është kaq normale.
Curri: Kanë dashur serbët kishë ortodokse dhe s’i ka lënë KOASH. Imagjino si do të bëhej sot po të ndodhte kjo. Më lër të mbytem
Vangjeli: Je afër sipërfaqes.
Curri: Enklavë e një juridiksioni paralel. Pse greku dhe rusi, nuk i shërben, se është bërë turqizim i kulturës së një populli shqiptar.