Aktualitet dhe Lajme
Pezullohen lundrimet/ Durrës, në 48 orët në vijim flotat e peshkimit s’dalin në det – Abc News
schedule11:14 – 13 Nëntor, 2024
DURRËS- Për shkak të motit të keq që pritet të godasë Durrësin dhe gjirin e tij detar, flota e peshkimit do të pezullojë aktivitetin për 48 orët e ardhshme.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, raporton se janë njoftuar të gjithë ata që merren me këtë aktivitet, që puna e tyre gjatë orëve në vijim nuk mund të vazhdojë normalisht, për shkak të paralajmërimeve për stuhi detare.
“Mund të kemi stuhi detare në gjirin e Durrësit dhe për këtë është urdhëruar që flota e peshkimit të mos dalë në peshkim për 48 orët në vijim”, raportoi gazetari.
Ndërkohë, tragetet e linjës Durrës-Bari do të vijojnë lundrimin normalisht, të paktën kështu është vendosur nga autoritete përgjegjëse./abcnews.al