Aktualitet dhe Lajme

Petrit Vasili: Dy tunele në Kroaci kushtojnë më pak se ai i Llogarasë, SPAK të nisë hetimet

Share

Dy ditë më parë, u hap tuneli i Llogarasë në jug të vendit, por për opozitën ndërtimi i saj është abuzive, pasi ka kushtuar shumë.

Petrit Vasili, ka bërë një krahasim me ndërtimin e dy tuneleve në Kroaci, 5.7 dhe 5.8 km të gjatë që kanë kushtuar 170 milionë euro.

Ndërsa tuneli i Llogarasë 5.9 km i gjatë, ka kushtuar 200 milionë euro.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Vasili thotë se ky është një skandal dhe se është ‘tronditëse grabitja qe ndodh me investimet e rilindjes’.

“Edhe pse tuneli i Llogarase eshte sa 20 % e kapacitetit të dy tuneleve ne Kroaci kushton me shume”, shkruan Vasili, i cili i bën thirrje SPAK që të hetojë.

“SPAK duhet te ishte qe dje tek tuneli per te filluar hetimin e kesaj plaçkitjeje kaq te trashe ditën per diell”, shkruan Petrit Vasili.

Reagimi i Vasilit:

“Skandali. Ne Kroaci, dy tunele te njëjta kushtojnë shume me pak se Llogaraja!

Është vërtet tronditëse grabitja qe ndodh me investimet e rilindjes.

Krahasimi me Kroacinë e zbardh shume thjesht skandalin.

????Ne Kroaci dy tunele Sveti Rok dhe Mala Kapela perkatesisht 5.7 km dhe 5.8 km kane kushtuar 170 milion euro.

????Tuneli Sveti Rok 5.7 km është me katër kalime dhe dy tunele shpejtësia e levizjes 100 km/ ore.

????Tuneli Mala Kapela 5.8 km gjashte kalime dy tunele, shpejtësia e levizjes 100 km/ ore.

Kostoja e te dyve 170 milion euro.(2.1 miliarda kuna kroate).

Ndërsa Tuneli Llogarase 5.9 km ka vetëm dy kalime dy tunele ku njeri është vetëm emergjence dhe shpejtësia e lëvizjes 60- 80 km/ ore.

Kostoja 200 milion euro dhe i papërfunduar ku do te kete edhe kosto shtese.

▪️Tuneli i Llogarase eshte 5.9 km dhe kushton 200 milion euro, ndersa dy bashke tunelet Sveti Rok dhe Mala Kapela jane 11.7 km dhe megjithate ndertimi i tyre ka kushtuar vetem 170 milion euro

▪️Tuneli i Llogarase ka 2 kalime , ndersa dy tunelet kroate kane 10 kalime.

▪️Tuneli i Llogarase ka shpejtesi 60- 80 km/ore ndersa dy tunelet kroate 100 km/ ore.

▪️Numri i automjeteve, qe do te perdorin tunelin e Llogarase eshte mesatarisht 7 mije makina ne dite ne kohen e sezonit, ndersa seicili nga tunelet kroate e ka mbi 32 mije e makina ne dite.

▪️Tuneli i Llogarase pra eshte sa 20 % e kapacitetit te këtyre dy tuneleve ne Kroaci dhe kushton me shume se ata te dy bashke.

‼️SPAK duhet te ishte qe dje tek tuneli per te filluar hetimin e kesaj plaçkitjeje kaq te trashe diten per diell”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button