fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Përse shoqatat e mediave heshtin ndaj kërcënimeve të Berishës?

Share

Një fenomen i rrallë, si të ishte gjashtë muaj ditë e gjashtë muaj natë, po vihet re këto ditë mes nesh. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ndërkohë që dosja e SPAK me fakte dhe akuza ndaj familjes së Sali Berishës është shpërndarë në media, vetëm pak media po e publikojnë atë duke lënë një fushë të gjerë ekskluziviteti vërtetë për pak gazetarë. Por e pabesueshmja është një gjë akoma më e madhe: Në një konferencë për shtyp sot, përballë disa gazetarëve, ku Sali Berisha foli dhe sulmoi si Spak dhe gazetarët që flasin për Dosjen e tij, asnjë gazetar i pranishëm (shumica të rinj) nuk i bëri një pyetje rreth Dosjes.

Të gjithë të pranishmit ndryshuan temë duke dhënë të kuptojnë se e kishin kuptuar fare mirë mesazhin intimidues të liderit të Partisë Demokratike në arrest shtëpiak për Dosjen e tij. Dhe siç ndodh përherë kur Sali Berisha kërcënon, asnjë shoqatë e gazetarëve nuk reagon. Hesht. Pranon. Dridhet.

Sinjalet ishin dhënë nga analistët e Sali Brerishës dhe mediat e tij që ditë më parë. Të gjithë, njerëz që shajnë, ofendojnë, nuk dinë se ç’janë faktet e ç’është etika, papritur mbyllën gojën, sytë e veshët, sikur Dosja 500 faqëshe nuk ekziston. Të gjithë, siç kërkoi Berisha sot: Para se të flasin, të shkruajnë, apo të guxojnë të përmendin Dosjen me gjithë çka brenda, më parë mund t’i shkruajnë e t’i kërkojnë leje Berishës ose familjes së tij. Të gjithë gazetarët, me përjashtim të Bolinos, apo të atyre si Bolino që Berisha nuk i ka në kontroll. Dhe këta gazetarë jashtë kontrollit të tij duket të jenë vërtetë tepër pak.

Në Shqipërinë e 2024, ashtu si në Shqipërinë e 1997, si në Shqipërinë e 1998, në Shqipërinë e 2008, në Shqipërinë e 2011 e me radhë… Sali Berisha ende guxon!


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button