Aktualitet dhe Lajme

Përndoqi dhe i përplasi makinën ish-të dashurës, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Share

Një 42-vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim për përndjekje të ish-të dashurës së tij. Ai ka goditur me makinë edhe automjetin që drejtonte ish-e dashura.

“Policia ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte”, njofton policia. Po ashtu policia arrestoi shtetasin I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button