Aktualitet dhe Lajme

Përfundon mbledhja, Berisha zbulon detaje nga diskutimi mes deputetëve të opozitës

Ka përfunduar takimi mes Gazment Bardhit, Sali Berishës dhe deputetëve të PD-së.

Ish-kryeministri ka zbardhur detaje nga takimi i deputetëve të opozitës.

Ai theksoi se u diskutua agjenda e parlamentit dhe mbi “braktisjen që i bën Edi Rama Kuvendit”.

“Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi.

U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit. Shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre.

Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit.

Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.




Huazuar nga portali Albeu.com

Back to top button