Aktualitet dhe Lajme

Përfundon Asambleja e PS-së, Blendi Klosi njofton për zgjedhje të reja

Share

Pas rreth 3 orë e gjysëm zhvillim të saj, ka përfunduar Asambleja e Partisë Socialiste. Në një prononcim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka zbardhur edhe çështjet që janë trajtuar dhe se çfarë është vendosur në mbledhjen e Asamblesë.

Gjatë fjalës së tij, Klosi është shprehur se nga sot nis faza e tretë e rienergjizimit të PS-së, ku do të zgjidhen kryetarët dhe bashkëkryetarët e organizatave socialiste.

Blendi Klosi:Asambleja Kombëtare e PS-së analizoi punën për rienergjizimin e PS, fazën e dytë të këtij procesi. Ajo që u evidentua, në të gjitha organizatat e PS u anëtarësuan anëtarë të rinj. U morën vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me fazën e tretë që fillon nga sot, zgjedhja e kryetarëve të organizatave socialiste. Çdo organizatë do të jetë me bashkëkryetar, ku do të drejtohet nga një burrë dhe një grua. Objektiv që deri në Qershor të kemi rreth 50 mijë anëtarë të rinj të PS-së. U morën vendime për zgjedhjet në PS që fillojnë me zgjedhjen e kryetarëve dhe më pas të delegatëve. Në 12 Maj, PS do të thirret në një anëtar një votë dhe pastaj do të vazhdojë me zgjedhjen e forumeve të tjera të PS-së”.

Teksa është shprehur se ka mundësi që objektivi i vendosur në Asamblenë e PS-së për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Qershor të arrihet, Klosi ka thënë se kjo vjen si pasojë e punës së pandëpresë së Partisë Socialiste për të marrë mandatin e katërt.

Klosi ka shtuar se PS, synon që në zgjedhjet e ardhshme të marrë më shumë mandate se në garën e fundit elektorale, për të cilën thotë se do të jetë një fitore shembullore.

Blendi Klosi:Kemi shumë nevojë për anëtarë të rinj, ka shumë mundësi që ky numër të shkojë në 50 mijë në Qershor të këtij viti. Është punë e pandërprerë e PS për të marrë mandatin e katërt. PS ka dëshmuar që në objektivat e saj është në radhë të parë, përfaqësimi dinjitoz të Shqipërisë, shërben për t’i dhënë mbështetje për një fitore shembullore në zgjedhjet e ardhshme për të pasur mandatin e katërt. Fitore shembullore ka të bëjë me mënyrën si do të reagojnë qytetarëve karshi shërbimeve që ju kemi dhënë, të kemi një rezultat pozitiv në këtë përgjigje. Ne kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit elektorale. Të jetë një fitore shembullore. PS është një parti që synon që çdo garë elektorale të jetë me një rezultat pozitiv. Synojmë të përmirësojmë qelizën e PS-së”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button