Aktualitet dhe Lajme

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, nuk ka të lënduar në njerëz

Share

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e së mërkurës në fshatin Dajç në Lezhë. Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë soba e gatimit.

Fatkeqësisht është djegur një nga dhomat e banesës së Lazer Gazuri. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe vetë familjarëve është bërë e mundur shuarja e flakëve duke shpëtuar pjesën tjetër të banesës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button