Aktualitet dhe Lajme

Përfaqësues të Arkivit të Bosnjë-Hercegovinës vizitojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave

Share

Ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), mirëpriti në një vizitë delegacionin e Arkivit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kreu i DPA-së, Ardit Bido, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e arkivit boshnjak, Hajrudin Ćuprija, si dhe me një grup specialistësh të institucionit simotër, të cilët patën mundësinë të njiheshin me procesin e digjitalizimit në DPA.

Në këtë takim, që vjen pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit, palët theksuan domosdoshmërinë e ndërtimit të urave lidhëse për të shkëmbyer dijet, përvojat dhe dokumentet me interes të ndërsjellë.

Përgjatë qëndrimit, vizitorët asistuan në fragmente nga puna e Sektorit të Digjitalizimit, i cili me skanimin e deritanishëm të rreth 20 milionë dokumenteve, ka garantuar integritetin optimal të materialeve arkivore dhe vënien e tyre në shërbim, sipas ritmit të erës digjitale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button