Pas emërimit të 12 drejtorëve, Ilir Proda ndryshon edhe zv. drejtorët e policisë në qarqe, pritet furtunë edhe në strukturat e hetimit të krimit (EMRAT)
Kryepolici Ilir Proda, pas emërimit të 12 drejtorëve të policisë në qarqe, ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe.
Lista:
Edvin Ndreu, shefi i komisariatit Nr.6 në Kombinat transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.
Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier.
Hajri Kushe, ish-zv/drejtori i qarkut Shkodër emërohet si zv/drejtor në qarkun e Korçës.
Bedri Hasanaj, zv/drejtori i qarkut Korçë për rendin është transferuar zv/drejtor qarku në qytetin e Durrësit.
Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Emërimet janë në kryerje e sipër, pasi pritet të ketë një rotacion edhe mes figurave të hetimit të krimit që ende nuk janë prekur nga vendimmarrja e Ilir Prodës.
Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qëndrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë.
Ndërkohë, drejtorët e mëparshëm në qarqe të Policisë së Shtetit, si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe të tjerë janë çuar në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit, por mund të marrin edhe detyra të tjera.