Aktualitet dhe Lajme

Partneri e masakroi me thikë dhe luajti teatër në media për 8 ditë, si u zbulua vrasja e shqiptares shtatzënë që tronditi Selanikun

Share

Tragjik ka qenë fundi i shqiptares 41-vjeçare, Gjeorgjia Murati, e cila u masakrua me thikë nga partneri i saj, që tentoi më pas të fshihte ngjarjen. Murati ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë, me partnerin që i mori jetën, ndërsa po ashtu kishte edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme.

Sipas mediave greke autori i krimit e ka vrarë atë me thikë, duke e goditur tre herë, dhe më pas e ka transportuar me një mjet drejt në një tokë bujqësore, ku e ka groposur për ta fshehur. Për këtë ai është ndihmuar edhe një mik i tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ku ishte ai që e shpalli atë të humbur, duke dalë madje dhe në media e duke folur për situatën në të cilën ndodhej dhe shqetësimin që kishte për fatin e saj.

Ka qenë shoku i tij ai që ka rrëfyer ngjarjen dhe ka çuar policinë drejt vendit ku ishte fshehur trupi i 41-vjeçares, ndërsa vetë partneri i saj ka deklaruar se nuk e ka vrara ai, por fajin ia ka hedhur shokut të tij.

Policia ka nisur hetimet sakaq, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që ka tronditur Selanikun, teksa shkaku nuk dihet ende, por dyshohet se mund të lidhet me konflikte për çështje parash.

Për këtë ngjarje është pyetur nga mediat edhe ish-partneri i Mutatit, i cili në një komunikim me gazetaren e një kanali grek ka thënë se ajo ishte një grua shumë e mirë dhe se i kishte rrëfyer që me autorin njiheshin që në gjimanaz, por nuk ia kishte përshkruar si ‘djalë të mirë’.

Ndërkohë i trishtë ka qenë momenti kur gazetarja e pyet ish-partnerin se si u ndje kur mori vesh për vdekjen e saj… por ky i fundit nuk e dinte. Pas këtij lajmi mbeti shtangur duke thënë se nuk arrinte ta besonte, dhe se si vinte tmerrësisht keq.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button