fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Partizani mbyll pushimet: faza përgatitore në Pogradec dhe tre miqësore në program

Share

Partizani, pasi mbylli sezonin me humbjen në ndeshjen titull me Egnatian, deri tani i është përkushtuar merkatos. Zëra në dalje, me tepër se në hyrje, por ku gjithësesi janë përcaktuar numrat dhe rolet nga tekniku Orges Shehi. Por pushimet mbarojnë shpejt dhe të hënën, në 10 qershor, Partizani do të rikthehet në punë për tu bërë gati për prezantimin në Conference League.

Një javë në kryeqytet, me punën e organizuar për të kthyer fitnesin dhe për të larguar ndonjë kg të tepërt e pastaj grumbullimi për fazën përgatitore. Klubi ka vendosur për të mos spostohet jashtë kufijve, duke zgjedhur si destinacion Pogradecin, pikërisht për temperaturat më të freskëta që mund ti vijnë në ndihmë lojtarëve në qershorin e nxehtë. Të kuqtë do të nisen në Pogradec, në datë 17 qershor dhe do të qendrojnë aty deri në datën 3 korrik. Kohë e mjaftueshme për të rritur formën dhe përmirësuar aspektet taktike përpara debutimit Europian.

Gjatë qendrimit në Pogradec, të kuqtë kanë programuar edhe 3 ndeshje miqësore me Llapin, Strugën e Shkëndijën e Tetovës, që do ti lejojnë teknikut Shehi të kuptojë më shumë në lidhje me lojtarët dhe formën e tyre.





Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button