Guida dhe guiderHostele dhe BujtinaInformacion TuristikLurëVisit Diber

Parku Kombëtar i Lurës

Ky park është një zonë me vlera shumë të larta të biodiversitetit.

Share

Ka vlera shkencore, estetike, peizazhore, turistike mjaft tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj.

Pasuritë natyrore dhe biologjike, bukuritë e peizazhit ofrojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajor të Lurës, në të cilët mund të bëhen shëtitje me varkë; me bimësi ujore të rrallë, si zambakët e ujit, e faunë karakteristike mjaft të veçantë për vendin tonë.

Karakterizohet gjithashtu nga pyje me: pishë, arrnen, rrobull, ah dhe shkurre, të cilat janë favorite për shëtitje në natyrë dhe ngjitje në shpatet e maleve.

Zona e këtij parku ka gjitarë të mëdhenj e të mbrojtur, si: ariu, ujku, rrëqebulli, dhia e egër, kaprolli; njëkohësisht dhe shpendë, ndër të cilat veçojmë praninë e gjelit të egër dhe shqiponjës, të cilat favorizojnë të apasionuarit pas sportit të gjuetise.

Gryka e Mall Lurës. Morenat e Fushe Lurës, Cirku i Kunorës së Lurës jan vetëm disa prej monumenteve natyrës që ju ofron kjo zonë e mrekullueshme e qarkut të Dibrës.

Ja dhe Lura Hotel : https://www.facebook.com/lurahotelofficial

Kane thene per Luren :

Në Lurë kam takuar tre gjana që si kam pa kërkun ksaj rrokullie.

Kam taku plakun filozof të pashkollue.

Bashkëjetesën fetare (ku jetoshin në ni shpi të krishter e mysliman).

Bukurin’ e natyrës s’ mrekullueme.

Kush nuk ka pa Lurën nuk njef Shqipnin.

Fishta (1914)

(Mos deksha pa hedhun nji urë nga Kunora e Lurës deri në Zvicër që Evropa të vijë e të shofi, se Lura është froni i perëndisë Me Tetë Mrekullitë e saj.)

Nikoll Kaçorri

Një djalë 9-vjeçar më erdhi i kapardisur e më tha: “S’duhet të shkruash për shtëpit tona”..

Sakaq erdhi urdhëri i rreptë që për sa kohë të isha në Lurë s’lejohesha të vizatoja asgjë prej gjëje.

Për fat të mirë unë e kisha mbaruar vizatimin tim.

Edith Durham

 

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button