Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Share

Ditën e enjte moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri-jug më pas bëhen lokale, nga orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në zonën veriperëndimore ku reshjet pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, në lugina dhe bregdet 15m/sek me valëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 6 deri 15°C

në zonat e ulëta 5 deri 19°C

në zonat bregdetare 8 deri 18°C




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button