Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 31 Tetor 2024, kthjellime dhe vranësira të pakta

Share

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në veri në relievet malore nga orët e pasdites.

Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button