Ja se si Arlind Bushati alarmoi policinë 3 javë më parë: Më kërcënuan me armë në mes të pedonales
Kreyqendra e veriut u trondit pasditen e kësaj të mërkure nga të shtënat me armë. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash automjetin tip Benz me të cilin po udhëtonin vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe 32-vjeçari Arlind Bushati.
Si pasojë mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes Hamza Lici, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Burime për mediat bëjnë me dije se Arlind Bushatin një prej plumbave e ka kapur në kokë.
Ndërkohë kujtojmë se Bushati pak javë më parë denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim e me armë zjarri që kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.
32-vjeçari u paraqit në Komsiariatin e Shkodrës ku dhe denoncoi se persona të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një motomomjet i kanë drejtuar armën e zjarrit.
“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”, raportoi Policia më herët.
Arlind Bushati i cili ndodhej në automjet së bashku me Licin është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryetar bashkie në Shkodër.
Policia bëri me dije se rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Si pasojë e të shtënave humbi jetën shtetasi Hamza Lici, dhe u plagos rëndë shtetasi Arlind Bushati.
Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha.
Si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Bushati.