Parashikimi i motit 26 Mars 2024, reshje shiu dhe dëbore
Situata e motit në vendin tonë, pritet që orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin, duke sjellë reshje shiu e dëbore.
Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të vendin.
Ndërkohë, parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të mbrëmjes, kur do të ketë edhe rikthim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, duke lënë me vranësira dhe reshje dëbore zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por rriten maksimalet në qendër dhe Jug, duke luhatur vlerat ditore nga 1 °C vlera minimale deri në 20°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet në Jug të vendit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h, nga drejtimi permanent verior për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.