Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 19 Nëntor 2024, vranësira dhe reshje shiu

Share

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, informon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale kthjellimi.

Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën e parë te ditës, kryesisht në pjesën Veriperëndimore e në Jugperëndim.

Më pas reshjet shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, ku reshjet në veriperëndim e jug, pjesërisht në qendër të territorit pritet të jenë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera herës me shkarkesa elektrike.

Mjegull/mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë me derjtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë, era fiton shpejtësi 10-14m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button