Aktualitet dhe Lajme

Ky është 28-vjeçari Klajdi Prendi që u ekzekutua me armë zjarri në Tiranë

Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, ku djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, Klajdi Prendi i cili u ekzekutua në mesnatë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

Po kush është Fran Prendi?

Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme. Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.

Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore, mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Klaudio Prendi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button