Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 13 Mars 2025, vranësira dhe reshje shiu

Share

Këtë të enjte vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites, ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do të ketë edhe rrebeshe.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe reshje shiu, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.

Në zonat Juglindore nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes, do të sjellin ndërprerje të përkohshme të shirave në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button